Kënga burimore e Ulqinit “O ti det-o”: ODE LOJËS SË JETËS

Sirok, Bura, Deti, Valet, TalasiGjatë tërë historisë Ulqin ishte qytet i njohur bregdetar. Qytetarët e tij gjithmonë i këndonin detit, inspirimit të tyre të përjetshëm dhe burimit të prosperitetit të tyre.

Përndryshe, deti në rrafshin simbolik paraqet bollëk, dije, sundimtarin e madh dhe të fuqishëm. Ai po ashtu simbolizon këtë botë dhe tmerret e saja: disa njerëz i ngritë dhe ju jep pasuri, të tjerët i varfëron dhe i përmbytë.

Kjo lojë e jetës në mënyrë të mrekullueshme është shfaqur nëpërmjet këngës lirike “O ti det-o”, e cila u krijua në Ulqin në shekullin 19.

Çdo herë kur e dëgjoj ngjallë tek unë një ndjesi të bukur. Veçanërisht është interesant vargu në të cilin thuhet: “Ti ke hyqëm me i përpi-e, por je i gjanë e duron shumë“.

Me të vërtet, këtë gjërësi që ka deti, durimin, tolerancën, i nevojitet çdo njeriu në mënyrë që, sot dhe këtu, të jetojë.

Prandaj kjo këngë, të cilën në mënyrë të mrekullueshme e këndon Qemal Kertusha, është gjithmon aktuale. (M.C.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

“Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: VLONI UJIN

Sh.p.k “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin lajmëron të gjithë qytetarët se për shkakë tē reshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri te turbullimi i ujit. Bazuar në situaten e krijuar ju lajmërojmë se uji