“Kënga ime”, një spektakël i cili në thelb ka këngën qytetare popullore, vjen në një cikël prej 15 javësh në ambientet e TV Klan, me pjesëmarrje të solistëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Ulqini përfaqësohet nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Salaj.
Të shtunën, në ora 21.00, në TV Klan Salaj interpreton këngën ,,Ulqinakja’’. Tekstin e ka shkruar Hodo Luka, muzikën Gëzim Haxhimehmeti, kurse aranzhmanin e nënshkruan Luan Dagistani.
Salaj do të përcillet nga studentet e kantos, shkolla “Prenk Jakova” – Shkodër.