Drejtuesit e bashkësive lokale të zonës së Anës së Malit i dërguan kërkesë Elektroekonomis së Malit të Zi për kthimin e kujdestarisë në nënstacionin e Katërkollës.
Ato theksojnë se rreth tetë mijë banorë të këtij regjioni për çdo ditë ballafaqohen me ndërprerje të rrymës, të cilët zgjasin nga disa minuta në disa orë.
Thuhet se problemet me energji elektrike kanë filluar në qershor të këtij viti kur është hequr kujdestaria në qendrën lokale të kësaj zone dhe e cila ekzistonte 30 vite të plota.