Kërkesat nga tubimi në Shtoj: KTHENI TOKËN, NDALONI AKVA-PARKUN

Tubimi ne Shtoj, skup u StojuBanorët e Bashkësisë lokale Shtoj nga tubimi i së dielës i thanë organeve kompetente që të përshpejtojnë procesin e kthimit të pronës së marrë, si dhe që në të ardhmen të kenë kujdes se cilën pronë ja ofrojnë investitorëve potencial. Siç raporton gazeta “Dan”, ato kërkojnë që gjykatat kompetente të përshpejtojnë procesin sepse pohojnë se nuk ka dilemë që ato janë pronarë të tokës së marrë e cila tani është tërheqëse për shumë investitorë.

Disa dhjetëra persona të pranishëm në këtë tubim i dërgoi apel administratës lokale që të heq dorë nga realizimi i projektit të ndërtimit të akva-parkut në këtë vendbanim mbasi që Komisioni për kthim dhe kompensim në Tivar ka sjell vendimin e pjesërishëm për kthimin e pronës Ulqinakut Anto Rudoviq. Ai tha që rreth 200 Shtojakë kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkojnë nga kompetentët ndalimin e projektit.

Në tubim ishin të pranishëm edhe deputeti i PDS-së në Kuvendin e Malit të Zi Luigj Shkreli dhe disa këshilltarë të kësaj parti në Parlamentin lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi