Kërkesat: TË NDALOHET MBETURINA ME EMRIN “INFORMER”

InformerBallina e turpshme e tabloidit “Informer” ka shkaktuar reagime të ashpra të opinionit.

Këtë intolerancë etnike dhe retorik të urrejtjes së pari e dënuan nga OJQ “Iniciativa qytetare” duke ftuar prokurorin shtetëror të reagojë. “Karakterizimi “Šiptarska svinjarija” paraqet ofendimin e një kombi, e sidomos të përfaqësuesve të tij që jetojnë në Mal të Zi”, deklarohet nga AQ.

Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq ka thënë që bëhet fjalë për provokim dhe sulm në të arriturat demokratike. “Shteti do të mbrojë këto vlera”, shtoi ai.

Kryetari i këshillit nacional të Shqiptarëve Genci Nimanbegu për “Dan” tha se për shkak të këtij shkrimi racist me siguri do të kërkojë nga prokuroria ti ndalohet puna kësaj gazete ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi