Këshilli Drejtues i Klubit të Futbollit „Otrant Olympic“ apeloi për caktimin e lokacionit për stadiumin e futbollit.
Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, u vendos se me këtë rast ky klub do ti dërgojë iniciativën organeve të vetëqeverisjes vendore.
Siç theksohet, ndërtimi i stadiumit do të financohet në masën 80 për qind nga mjetet e Federatës Malazeze të Futbollit, ndërsa pjesa e mbetur do të financohet nga Komuna.