Këshilli gjyqësor në mbledhjen e mbajtur me 06.06.2014, duke vendosur sipas propozimit të kryetares së Gjykatës themelore të Ulqinit Lirije Buzuku për shkarkimin e gjykatësit Radomir Sekuliq, ka vërtetuar që ka baza për zbatimin e procedurës për shkarkimin e tij, thuhet në kumtesën e këtij institucion të cilin e drejton kryetarja e Gjykatës supreme Vesna Medenica.
Shtohet që ky propozim i kryetares së Gjykatës të Ulqinit Këshilli ia ka dorëzuar Komisionit disiplinor për hetimin e arsyes së shkarkimit.
Medenica, përndryshe, më herët ka paralajmëruar që “atje ku shfuqizohen më shumë se 30 për qind e vendimeve në dy vitet e fundit do të iniciohen veprimet për shkarkimin e gjaqëtarëve”.