Këshilltari në Gjykatën themelore në Ulqin Gazmend Kalabrezi është zgjedhur për gjykatës të këtij institucioni gjyqësorë në mbledhjen e djeshme të Këshillit gjyqësorë të Malit të Zi.
Kalabrezi deri pak kohë më parë ka punuar në Organet e vetëqeverisjes lokale në Ulqin.
Me zgjedhjen e tij është kompletuar në mënyrë kadrovike ky institucion i rëndësishëm në këtë komunë.