Këshilli gjyqësor i Malit të Zi në mbledhjen e të hënës, ka vendosur që të hap konkursin për vendin e boshatisur të gjykatësit në Ulqin.
Pak kohë më parë vdiq gjykatësi shumëvjeçar i këtij gjyqi Ilijaz Kroma, derisa një gjyqtare është në pushimin e lindjes, kështu që është e qartë urgjenca e zgjedhjes së gjyqtarit të ri në këtë institucion.
Në fund të këtij muaji do të vlerësohet raporti gjysmë vjeçar për punën e kësaj gjykate dhe të çdo gjykatësi veçmas.