Në fund të javës së kaluar Këshilli gjyqësor i Malit të Zi ka shpallur konkurs për një gjyqtar të Gjykatës themelore në Ulqin.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të lajmërohen në shpallje e cila do të jetë e hapur deri më 18 tetor.
Siç mëson Portali Ul-info, një vend në gjykatën e Ulqinit ka mbetur bosh pasi që gjykatësi Radomir Sekuliq pak kohë më parë ka dhënë dorëheqje në atë funksion.