Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës ka kërkuar nga qeverisja malazeze të sigurojë përdorim më të madh zyrtar të gjuhës shqipe në komunat ku Shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.
Në Raportin për implementimin e Konventës evropiane për gjuhët regjionale dhe pakicë në Mal të Zi përshëndetet fakti se gjuha shqipe përdoret në mënyrë efikase në tre komuna, duke përfshirë këtu fushën e arsimit, administratën publike dhe në media.
Thuhet se ekzistojnë komuna në të cilët gjuha shqipe nuk është në shfrytëzim zyrtar pavarësisht faktit se ekziston një numër i mjaftueshëm i atyre që flasin në këtë gjuhë në mënyrë që të arsyetohet përdorimi i Konventës.