Këshilli për privatizim dhe objekte kapitale refuzoj në mbledhjen e të martës kërkesën e Ndërmarrjes holeterike – turistike “Riviera e Ulqinit” për shitjen e një pjese të pronës me anë të marrëveshjes së lirë.
Nga ky organ qeveritar nuk njoftuan për cilën pjesë të pronës bëhet fjalë.
“Riviera e Ulqinit” më herët bëri thirrje publike për shitjen e një pjese të pronës, me sipërfaqe totale prej pesë mijë metra katror, me çmim fillestar prej 600 mijë euro.
Qeveria ka në Rivierë rreth 64 përqind të aksioneve.