Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi: Urim me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025–2026

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësues,

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ju uron fillim të mbarë dhe të suksesshëm të vitit të ri shkollor!

Me këtë rast, përcjellim përshëndetjet dhe urimet tona më të përzemërta për të gjithë nxënësit shqiptarë në Rozhajë, Plavë, Guci, Malësi, Tivar e Ulqin, që sot nisin një rrugëtim të ri drejt dijes, përparimit dhe ëndrrave të tyre.

Arsimi në gjuhën shqipe ka një rëndësi të veçantë për ne – ai është jo vetëm mjet i diturisë, por edhe shtyllë e fortë për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, të gjuhës shqipe dhe të trashëgimisë sonë kulturore. Në bankat e shkollës ndërtojmë jo vetëm të ardhmen personale, por edhe të ardhmen e një komuniteti të vetëdijshëm dhe krenar për rrënjët e tij.

Faleminderit mësuesve për përkushtimin e palodhur, prindërve për mbështetjen e vazhdueshme, dhe nxënësve për zellin dhe dëshirën për të mësuar e për t’u formuar.

Le të jetë ky vit shkollor një vit i dijes, bashkëpunimit dhe suksesit për të gjithë!

Me respekt,

Kryetari i KKSH-së   

Faik Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi