“Pas më shumë se 600 ditë që kur e morën pushtetin lokal dhe 250 ditë prej kur janë pjesë e pushtetit qendror vështirë që zyrtarët lokal të tanishëm mund të bindin ndokënd që faji për këtë gjendje në Ulqin mund ti takoj dikujt tjetër”, thuhet në kumtesën e Këshillit komunal të Partisë socialiste popullore (PSP).
Në këtë parti opozitare thanë që problemet e mëdha, sidomos me mungesën e ujit dhe parkingut, tregojnë që shpresat e Ulqinakëve për shpëtimin e sezonit nuk janë mjaftueshëm të bazuara në realitet. “Siç qëndron tani gjendja, në Ulqin të gatshëm për sezonin turistik janë vetëm shërbimi i inspekcionit i cili këto ditë, pa pardon, mbjellin frikën tek afaristët dhe zanatli të vegjël dhe të pafuqishëm. Nuk mund të themi që të njëjtën gjë e bëjnë tek qiradhënësit e tyre dhe tek firmat e funksionarëve më të lartë lokal”, pohojnë nga PSP.
Siç theksohet, edhe pse pushteti lokal është lavdëruar me dije prej ekspertit, ajo nuk është e gatshme të bëj as vizionin më themelor në cilin drejtim duhet të ec qyteti.
Këshilli komunal i PSP-së në Ulqin apelon pushtetin lokal që “të paktën para fundit të mandatit të tyre të bëhen më serioz dhe të provojnë që me organizim të mirë dhe me përgjegjësi më të madhe në punë, në mënyrë që të lehtësohen pasojat për qytetin tonë të shkaktuara me qeverisjen e tyre”. “Por, duhet të themi që për këtë çështje nuk jemi dhe aq optimist, sepse kemi përshtypjen që pushteti lokal nuk dinë, nuk dëshiron dhe nuk guxon ndryshe nga ajo çfarë tregoj deri tani”, përfundojnë në këtë parti.