Juristi i diplomuar Ilir Harasani u zgjodh në vendin e sekretarit të Këshillit komunal të URA-së në Ulqin, u vendos mbrëmë në mbledhjen e kësaj parti të cilën e drejtoi kryetari Omer Bajraktari.
Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e skuadrës për infrastrukturë (Nevryz Shaptafi, Xhenan Mavriq, Sasha Pogjanin, Bari Vukoviq dhe Amil Grboviq), si dhe të skuadrës mendiatike të cilën e përbëjnë Arijana Kurmemoviq, Aida Llunji-Lika dhe Ilir Harasani.
Anëtarët e këshillit në këtë mbledhje u njoftuan rreth situatës aktuale politike në këtë komunë.