Udhëheqja e re e Këshillit nacional të Shqiptarëve (KNSH) që në fillim të punës së vet do të përballet me probleme financiare. Fondi për pakica para pak kohëve i ka refuzuar të dy projektet të cilat i kanë propozuar nga ky institucion. Bëhet fjalë për projektet lidhur me festimin e Ditës së flamurit dhe Karvani poetik, manifestimet të cilat është dashur të mbahen në çdo vend ku jetojnë Shqiptarët në Mal të Zi.
“Ne kemi të drejt në vetëm dy projekte dhe ato nuk na kaluan. Nuk e di si do të mund të funksionojmë në të ardhmen”, është thënë portalit UL-info në KNSH.
Nga Fondi për pakica është thënë medies tonë në mënyrë jozyrtare që projektet nuk kanë plotësuar kushtet teknike dhe që vetëm për këtë gjë janë refuzuar.