Këshilli ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi do të shqyrtojë të hënën propozim ligjin me të cilin definohet zgjedhja, përdorimi dhe shfaqjen e simboleve nacionale, si dhe kur është i ndaluar përdorimi i tyre.
Simbolet nacionale janë stema dhe flamuri, etalonët e të cilëve i vendosin këshillat e popujve pakicë, ndërsa këtë vendim e vërteton Qeveria e Malit të Zi.
Në njësit e vetëqeverisjes lokale në të cilët përfaqësuesit e popujve pakicë përbëjnë shumicën, sipas të dhënave të cenzusit të fundit, në ditët e festave shtetërore në ndërtesat e komunës, përveç atij shtetërore, theksohet dhe flamuri i atij popull apo komunitet.
Mbasi që kalon në Këshill, për propozimin e këtij akti juridik do të prononcohet Kuvendi.