Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale të Qeverisë së Malit të Zi, të cilin e drejtoi kryeministri Dushko Markoviq, vërtetoi të mërkurën Propozim vendimin për planin e privatizimit për vitin 2018 dhe ia dërgoi Qeverisë për miratim.
Me këtë document parashihet valorizimi i Ishullit të Bunës. Kjo, siç theksohet, do të arrihet përmes zhvillimit, ndërtimit, financimit dhe menaxhimit me kompleksin ekskluziv turistik, e çka nënkupton edhe qiramarrjen afatgjate të Ishullit të Bunës.
Shtohet që kompania PricewaterhouseCooper do të kryejë shërbimet e “kontrolluesit të investimit” për qiramarrjen e kompleksit NHT “Riviera e Ulqinit”.