Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Qeverisë së Malit të Zi ka përcaktuar të martën Draftin e vendimit për planin e privatizimit për vitin 2017.
Me këtë dokument është paraparë “shitja e aksioneve dhe/ose dokapitalizimi dhe/ose valorizimi i një pjese të pronës së Ndërmarrjes hotelerike-turistike ‘Riviera e Ulqinit’ – AD Ulqin”.
Parashihet edhe “valorizimi turistik nëpërmjet zhvillimit, ndërtimit, financimit dhe menaxhimit të kompleksit ekskluziv turistik dhe qiradhënia afatgjate e tokës”, në Plazh të madh dhe Ishullin e Bunës, si dhe të motelit Shas me Ekonominë e Katërkollës.