Këshilli për privatizim: NË PLAN VALDANOSI, PLAZHI I MADH, ADA…

ValdanosNë propozimin e Vendimit për planin e privatizimit për këtë vit do të jenë edhe disa lokalitete atraktive në komunë të Ulqinit, është njoftuar mbas mbledhjes së djeshme të Këshillit për privatizim.

Siç theksohet, nëpërmjet modelit të partneritetit publik-privat parashihet valorizimi i lokaliteteve Plazhi i madh, Ada e Bunës dhe Valdanos, derisa do të përgatitet tenderi për privatizimin e Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.

Pritet që këtë propozim ta miratojë Qeveria e Malit të Zi në një nga mbledhjet e ardhshme, kryeministri i së cilës Millo Gjukanoviq njëkohësisht ndodhet edhe në krye të Këshillit për privatizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci