Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale në mbledhjen e mbajtur dje, të cilën e drejtoi kryeministri Millo Gjukanoviq, ka miratuar Propozim vendimin për planin e privatizimit për vitin 2014 dhe ja ka dërguar Qeverisë në miratim.
Në listën e privatizimeve me sistemin e partneritetit privat-publik janë, përveç tjerash dhe kompleksi ushtarak-turistik “Valdanos” dhe Moteli “Shas” me ekonominë ushtarake, si dhe kampi “Neptun”, në Plazhin e madh, i cili është në pronësi me Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.
Pjesa tjetër e kësaj ndërmarrje, 63 për qind e kapitalit që i takon shtetit, do të ofrohet për shitje nëpërmjet tenderit.