Këshilli për privatizim: SHITJA E “RIVIERËS SË ULQINIT” PA ADË

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijeraMe planin e Qeverisë së Malit të Zi për këtë vit është paraparë shitja e paketës shtetërore të aksioneve në Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.

Njëkohësisht është paralajmëruar që ishulli Ada, i cili punon në kuadër të kësaj ndërmarrje, të jepet me qira afatgjate.

“Ekziston qëndrimi që Adën e Bunës duhet valorizuar në mënyrë të drejtë, si lokalitet unik, nëpërmjet qirasë afatgjate. Pjesën të cilën NHT “Riviera e Ulqinit” e ka në Adë, në formë objektesh dhe investimeve të deritashme (ura, një pjesë e infrastrukturës) duhet kompensuar Rivierës, por kjo nuk mund të jetë pengesë për përzgjedhjen e investitorëve për Adë”, njoftohet për “Vijesti” nga Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi