Këshilli për zgjedhje dhe emërime i KK: 100 DITË HESHTJE

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitKanë kaluar 100 ditë që kur ka përfunduar procedura e kandidimit të anëtarëve të Këshillit për mbrojtje dhe zhvillim të vetëqeverisjes lokale, por Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit komunal të Ulqinit akoma nuk ka marrë vendim.

Sipas dispozitave të Statutit të komunës, ky trup duhet të konstituohet 60 ditë pas formimit të Kuvendit komunal.

Nevoja e formimit të tij është shkruar edhe në marrëveshjen e koalicionit të partive qeverisëse në Ulqin nga mesi i shkurtit të këtij viti.

Këshillat për mbrojtje dhe zhvillim të vetëqeverisjes lokale ekzistojnë në të gjitha komunat e Malit të Zi si mjet i mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi