Këshilli parlamentar për sistem politik, drejtësi dhe administratë ka përcaktuar listën e kandidatëve të lajmëruar për Shpalljen publik për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit prokuroria të cilët janë juristë të respektuar.
Në shpallje janë lajmëruar 13 kandidatë, ndër të cilët edhe avokati nga Ulqini Jakup Murati.
Siç theksohet, kandidati për këtë funksion duhet të ketë dhjetë vjet eksperiencë në punët juridike, respektin personal dhe profesional, si dhe të mos jetë i dënuar për veprat penale të cilat prokurorët shtetëror i bëjnë të padenjë për kryerjen e funksionit të prokurorit.