Këshilltari Lamoviq: DUHET TË SHTYHET FILLIMI I VITIT SHKOLLOR

Arijan LamoviqKëshilltari i Partisë demokratike të socialistëve në parlamentin lokal Arian Lamoviq ka vlerësuar se për shkak të vapës së madhe, sezonit turistik i cili është akoma në vijim, si dhe trafikut të rënduar në qytet, duhet të shtyhet data e fillimit të vitit shkollor në Ulqin.

“Valët e mysafirëve akoma vijnë në rivierën e Ulqinit, paralajmërohet moti shumë i nxehtë për këtë periudhë të vitit edhe në ditët e ardhshme, kështu që jam i bindur se viti shkollor duhet të fillojë rreth 10 shtatorit”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, problem të veçantë kanë prindërit të cilët fëmijët e vet i çojnë në SHF “Boshko Strugar” për shkak të komunikacionit të rënduar.

Lamoviq ftoi Ministrinë e arsimit dhe kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeken të shqyrtojnë këtë propozim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi