Fundjavën e kaluar, disa subjekteve ekonomike nga Ulqini u vunë gjoba të larta për moslëshimin e faturave tatimore, mëson Portali Ul-info.
Siç thanë nga organet inspektuese, në tre muajt e ardhshëm do të ashpërsohen kontrollet në këtë fushë.
Ulqini njihet si një nga komunat në Malin e Zi ku më së paku lëshohen faturat tatimore.