Ditët e ardhshme kompania “Artek” nga Podgorica do të nis realizimin e projektit të ndriçimit të bedenave të Kalasë, me vlerë 76 mijë euro, mëson Portali Ul-info.
Me kushte tenderike është parashikuar që punimet të mos zgjasin më shumë se një muaj.
Mbetet çështje e hapur a do të ndriçojë Kalaja me dritë të re për Ditë të Komunës, e cila këtë vit festohet më 2 prill.