Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, të premten, më 2 shkurt, do të nënshkruajë marrëveshje binjakëzimi me kryetarin e Staten Island, Vito Fossela, mëson Portali Ul-info.
Staten Island është një nga pesë lagjet e Nju Jorkut, i cili ndodhet në ishullin me të njëjtin emër dhe ku jetojnë rreth 500,000 banorë.
Shumica e mërgimtarëve nga komuna e Ulqinit dhe Kraja jetojnë në Staten Island.
Bajraktari dhe ministri i të drejtave të njeriut dhe lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka janë të ftuar nga presidenti amerikan Joseph Biden në Mëngjesin e lutjeve në Uashington.