Tre ditët e kaluara delegacioni i komunës së Ulqinit dhe i Organizatës turistike kanë marrë pjesë në mënyrë të suksesshme në dy manifestime të mëdha rajonale.
Oferta e Ulqinit për sezonin e ardhshëm turistik ka ngjallur interesim të madh në Panairin e turizmit, udhëtimit dhe hotelerisë në Prishtinë. Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ishte i pranishëm ditën e parë kur iu dha nderi të ishte një nga ato që hapen këtë manifestim. Ai me drejtoreshën e palodhur të Organizatës turistike Zana Sarvan po ashtu ishte mysafirë në disa programe të medieve më të shikuar në Kosovë.
Nga ana tjetër, nënkryetari i komunës Safet Beci ka udhëhequr delegacionin e madh nga Ulqini në “Ditët e qershisë”, të 12 me radhë, në Mostar. Përveç që me atë qytet është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim, prodhuesit e agrumeve nga Ulqini kanë dakorduar që prodhimet e veta ti plasojnë në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Është po ashtu e rëndësishme që me këtë rast në Prishtinë dhe Mostar janë prezantuar përmbajtjet interesante kulturore të cilën e ofron Ulqini.