Në klubin e futbollit “Otrant Olimpik” mbërriti ftesa nga Italia për pjesëmarrje në turneun e Pashkëve, të tretin me radhë, i cili mbahet nga mesi i prillit.
Bëhet fjalë për turneun i cili organizohet për kadet dhe pionier, gjegjësisht për të rinjt e lindur në periudhën prej vitit 2000 deri në 2006.
Në “Otrant Olimpik” kanë thënë se janë të kënaqur që rezultatet e tyre janë të njohur përgjatë Europës dhe se do të marrin pjesë në këtë garë.