KF „Otrant Olympic“: SENIKA TË SHTUNËN I JEP LAMTUMIRËN LOJËS PROFESIONALE

Të shtunën, kapiteni ynë Arian Senika do t’i japë lamtumirën futbollit profesional në ndeshjen kundër skuadrës së Podgoricës. Ai luajti futboll aktiv për më shumë se njëzet vjet dhe dha një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi në qytetin tonë. Ai ka qenë edhe trajner i shkollës sonë të futbollit, ndërsa në klubin tonë vazhdon të punojë si koordinator për kategoritë më të reja.

I urojmë kapitenit tonë një karrierë të suksesshme si trajner dhe ju ftojmë të gjithëve t’i thoni një lamtumire dinjitoze shokut, mikut dhe futbollistit të suksesshëm shumëvjeçar Arian Senika.

Suksese Senika kapitenit tone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi