KfW banka: NË ÇKA DO TË INVESTOHEN 20 MILION EURO NË ULQIN?

EuroProjekti i përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë të Ulqinit, për të cilin do të shpenzohen 20 milion euro nga banka gjermane KfW, përfshinë rehabilitimin dhe ndërtimin e 65,3 km të rrjetit të ujësjellësit. Planifikohet, përveç të tjerash edhe rehabilitimi i burimeve dhe pompave, rikonstruktimi i rezervuarit ekzistues me kapacitet 1600 m3, si dhe ndërtimi i dy rezervuarëve të rinj me kapacitet 6000 m3 dhe 300 m3.

Masat e planifikuara përfshijnë edhe rikonstruktimin e rrjetit të kanalizimit në zonën e ngushtë të qytetit me gjatësi prej 1,6 km dhe rehabilitimi i derdhjes nënujore Gjerana me gjatësi 1,1 km.

Përndryshe, në komunë të Ulqinit shpresojnë se deri në fund të këtij vit do të zgjidhet ofertuesi më i mirë në tender dhe do të nënshkruhet kontrata në mënyrë që nga fillimi i vitit të ardhshëm të fillojnë punimet e parashikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi