Nga Klubi i hendbollit “Ulqin” kanë deklaruar që dje nisën përgatitjet për sezonin e ardhshëm në Ligën e parë malazeze në hendboll për meshkuj, e cila fillon për më pak se tre javë.
“Shpresojmë që do të jemi në pjesën e sipërme të tabelës, sepse kemi skuadër shumë cilësore, të përforcuar me disa lojtarë nga jashtë”, tha kryetari i klubit Dushan-Bakulle Hajdukoviq.
Ai theksoi që administrata lokale në Ulqin në tërësi qëndron pas klubit. “Nëse ato respektojnë detyrimet që kanë marrë, Ulqini do të bëhet qytet i hendbollit”, shtoi Hajdukoviq.
Sipas fjalëve të tija, klubi asnjë lojtarit nuk i ka borxh asgjë, gjë që nuk është rast me skuadrat e tjera në vend.