Legjenda e Kik boksit Ernesto Hoost mbajti të shtunën dhe të dielën seminarin ku kik boksierëve të ri nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina iu ndau një pjesë nga dija e tij e madhe. Emir Dervishi, Ismajl Ismajli, Armend Nimanbegu dhe Ahmed Haxhimehmedi, të udhëhequr nga trajneri Agron Ujkashi, ishin përfaqësuesit e Kik Boks klubit “Albulena” në këtë seminar.Katër herë kampioni i K1 WGP, turneut më të rëndësishëm botërorë në këtë sport, gjatë të shtunës dhe të dielës demonstroi lëvizjet, kombinimet dhe goditjet të cilat i dhanë statusin e njërit nga kik boksierët më të mirë në historinë e këtij sporti.
Hoost me vullnet të madh i kushtoi vëmendje të veçantë kik boksierëve nga Ulqini, tek të cilët, sipas fjalëve të tija, vërejti potencial të lartë për të arritur suksese në këtë sport luftarak.
“Shpresoi që këto dy ditë kam arritur të ndaj me ju një pjesë të eksperiencës time dhe që kjo do të ju ndihmoj në karrierën e mëtejme. Kam kaluar dy ditë të mrekullueshëm në Mal të Zi dhe dëshiroj të ju falënderohem në bashkëpunim”, tha mbas seminarit Hoost, i cili personalisht iu ndau pjesëmarrësve diplomat.
Pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur nga seminari i Hoost-it dhe lavdëruan mundin e Holandezit i cili tentoi që për dy ditë të përcjell sa më shumë dije tek këto djem të rinj.