Kik boks: KOLLARI PRAPË KAMPION

Allmir KollariTë dielën në QS “Topolica”, nën patronatin e Federatës së Kik boksit të Malit të Zi dhe nën organizimin e KBK “Bar”, është mbajtur Kampionati i Malit të Zi në kik boks. Për titullin e kampionit shtetëror në disiplinën lou kik kanë marrë pjesë 70 garues nga 15 klube.

Anëtari i Kik boks klubit “Albulena” nga Ulqini Allmir Kollari është bërë kampion i ri i Malit të Zi në konkurrencën e seniorëve. Ai në ndeshjen finale, e cila zgjati vetëm rreth njëzet sekonda, me nokaut në raundin e parë e fitoi anëtarin e kik boks klubit “Llovqen” nga Cetina. Ky ishte rikthimi i tij triumfal në ring, pas tre viteve pauzë pa pjesëmarrje në gara.

Meqë kampionati kishte karakter përzgjedhës për përfaqësuesen e Malit të Zi, kryetari i Federatës Ivan Strugar menjëherë pas ndeshjes ia dorëzoi ftesën Kollarit, për pjesëmarrje në Kampionatin ballkanik i cili do të mbahet në maj dhe Kupën botërore e cila do të mbahet në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi