Kino bahçja: KOMUNA MBETI PA PRONË!

Disko FamaKomuna e Ulqinit, gjegjësisht NP “Qendra për kulturë”, ka mbet pa pronë të vlefshme, sepse me vendim të Gjykatës së lartë familjes Zuber është kthyer prona prej rreth 600 metër katrorë në lokalitetin e Bahçes verore, shkruan “Dan”.

Sekretari i Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë Gëzim Haxhibeti ka deklaruar për këtë gazetë se vendimi është i plotfuqishëm dhe se trashëguesit e pronës në Drejtorinë për patundshmëri tashmë janë regjistruar si pronarë të saj.

“Bëhet fjalë për pronën e cila kap një pjesë të Kino bahçes. Në pjesën e dytë, me sipërfaqe prej dy mijë metër katror, po mbahet procesi me familjen Millosheviq, e cila kërkon kthimin e pronës mbi të njëjtën bazë – lokaliteti nuk është shfrytëzuar për dedikim të caktuar”, tha ai.

Objekti në Ranë i jepet me qira një qiramarrësi privat i cili tash 10 vite në atë hapësirë ka hapur diskotekën “Fama”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi