Nga Peshkopata malazeze-bregdetare e Kishës ortodokse serbe është njoftuar se më 8 korrik, ditët e lindjes së shën Jovanit, prifti i Ulqinit Radojica Bozhoviq ka mbajtur liturgjinë në mbetjet e tempullit të dedikuar këtij shenjtori në qytetin e lashtë të Shasit, pranë Liqenit të Shasit.
Siç thuhet, liturgjia në këtë vend, në qendrën e lashtë të knezit të shenjtë Jovan Vlladimirit, rregullisht shërbehet tash 15 vite.
Në ceremoninë e sivjetmë ishin të pranishëm tridhjetë besimtarë.