KK Albulena: NË VIJIM PËRGATITJET PËR KAMPIONATIN BALLKANIK

Karate klubi AlbulenaMë 14 dhe 15 qershor, në Stamboll (Turqi), do të mbahet Kampionati ballkanik në karate për grupmosha të reja. Në këtë garë do të marrin pjesë dhe dy garues perspektiv nga Klubi i karatesë “Albulena”, Milosh Dragojeviq dhe Basri Sadikoviq. Me to në Turqi do të udhëtojë edhe një nga trajnerët e tyre, Jasmin Hot, i cili njëkohësisht është edhe trajner në skuadrën përfaqësuese të Malit të Zi.

Pak kohë më parë,në kampionatin e Malit të Zi të mbajtur në Nikshiq, Dragojeviq dhe Sadikoviq për të dytën herë me radhë u shpallën kampion me ç’rast fituan të drejtën e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Malit të Zi në Kampionatin ballkanik.

Trajnerët e Klubit të karatesë Albulena Agron Ujkashi, Jasmin Hot dhe Ardit Astafoviq për çdo ditë përgatisin garuesit e vet dhe shpresojnë që do të arrijnë rezultate të mira në këtë kampionat prestigjioz.

Të dy garuesit do të marrin pjesë në grupmoshën e pionierëve, ku Sadikoviq do të garojë në kategorinë -40kg, ndërsa Dragojeviq në kategorinë -50.

Sipas programit zyrtar të Kampionatit, Ulqinakët do të dalin të dielën, më 15 qershor, në tatami, ku prej orës 12 do të fillojnë garat eliminatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi