Safet Beci nga Mali i Zi Pozitiv dhe Ardijan Mavriq nga Forca e re demokratike janë zgjedhur në mbledhjen e sotme të Kuvendit komunal për nënkryetarë të komunës së Ulqinit.
Për sekretar të Kuvendit komunal është zgjedhur juristja e diplomuar Behixhe Kapllanbegu.
Këshilltarët zgjodhën dhe anëtarët e këshillave dhe komisioneve të kuvendit, si dhe kanë miratuar planin e rregullimit hapësinor për këtë vit.
Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm këshilltarët e opozitës të pakënaqur me mënyrën në të cilën është thirr kjo mbledhje, gjegjësisht për arsye se nuk është mbajt Kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit i cili do të vendoste për këtë gjë.