Deri në fund të gushtit do të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Ulqinit, jozyrtarisht mëson Portali Ul-info.
Mbasi që Qeveria malazeze me 31 korrik ka dhënë pëlqimin për marrjen e kredisë prej 1,2 milion euro, mbetet vetëm të caktohet hipoteka në mënyrë që Atlas banka të lejojë këtë shumë parash komunës së Ulqinit.
Të gjitha këto mjete do të shfrytëzohen për shlyerjen e pagave dhe kontributeve ndaj të punësuarve në administratën lokale dhe ndërmarrjet publike themelues i të cilëve është KK.
Në këtë seancë mund të gjenden edhe disa kërkesa për kompletimin e parcelave.