Shërbimi i Kuvendit iu dërgoi këshilltarëve të Parlamentit të Ulqinit Propozimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të komunës së Ulqinit për vitin e kaluar, si dhe Raportin e revizionit.
Siç thuhet në këto dokumente, buxheti i komunës vjet është realizuar rreth 58 për qind, gjegjësisht prej 8,67 milion të planifikuara janë realizuar vetëm rreth pesë milion.
Realizimi më i mirë është arritur nga transfertat (28 për qind më shumë se plani) dhe nga tatimet (19 për qind më shumë seç u planifikua).
Kur flasim për shpenzime vërehet fakti që për investime kapitale janë ndarë vetëm 14,5 për qind e mjeteve të planifikuara.