KK: KOLEGJIUMI TË PREMTEN

kuvendiKryetari i Kuvendit komunal Milazim Mustafa, ka thirrur për të premten, në ora 11, mbledhjen e Kolegjiumit. Këtë trup të cilin e përbëjnë kryetarët e klubeve të Parlamentit lokal duhet të vendosin kur do të bahet mbledhja e Kuvendit dhe me cilat pika të rendit të ditës.

Mustafa në fund të javës së kaluar tha që “duhet të merremi me rebalancin e buxhetit, raportin e punës së kryetarit dhe çështje tjera të rëndësishme”, thuke theksuar që “duhet të shihet çka dhe si më tej, sepse kjo gjendje nuk çon askund”.

Mbledhja e Kuvendit komunal është ndërprerë me 5 korrik, ose para më shumë se 100 ditëve, kur u hap diskutimi mbi Raportin e punës së kryetarit të Komunës Nazif Cungu për vitin 2012.

Nga 1 tetori Parlamenti lokal është në periudhën e seancave të rregullta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…