KK: KUVENDI REFUZOJ APELIN E CUNGUT

Skupstina, KuvendiKuvendi komunal i Ulqinit ka refuzuar sot të miratoi Vendimin për financim të përkohshëm të organeve të vetëqeverisjes lokale në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë vendim kanë votuar të gjithë klubet e këshilltarëve, me përjashtim të Forcës së re demokratike.

Kuvendi në këtë mënyrë ka refuzuar dhe apelin e kryetarit të komunës Nazif Cungut, i cili ftoj këshilltarët të përkrahin këtë vendim. Sekretari për financa dhe buxhet Agron Ibrahimi ka përsëritur që nga 1 janari nuk mundet të kryer asnjë pagesë ndaj furnizuesve dhe as të paguaj pagat të punësuarve në organet e vetëqeverisjes lokale.

Drejtuesit e kësaj parti, me përjashtim të Forcës, kanë akuzuar pushtetin lokal që nuk ka kryer detyrimet ndaj tyre, e të cila gjithsej janë mbi 60 mijë euro. “Ne na detyrohen rreth 10 mijë euro, të cilat do ti kishim të mirëseardhura për fushatë”, tha Boro Bashoviqi nga PDS, derisa kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka ka thënë që kësaj parti tash 18 muaj nuk është paguar asgjë. “Ndoshta të thërrasim liderin e PSP-së Srgjan Milliqin të intervenoi tek ministri i financave Radoje Zhugiq në mënyrë që të na paguhet diçka, siç kishim pak kohë më parë rastin në këtë komunë”, tha ai.

Kryetari i Klubit të këshilltarëve të PSD-së Skender Ellezagiq ka akuzuar pushtetin ekzekutiv që nuk ka treguar vullnet ti plotësoj kërkesat e partive politike dhe që nuk ka përgatitur propozim buxhetin për vitin 2014.

Kuvendi njëzëri ka miratuar vendimin sipas të cilit në përbërjen e ardhshme të Kuvendit lokal do të jenë 33 këshilltar, si deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi