KK: MBAHET MBLEDHJA E KOLEGJIUMIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjTek kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti sot është mbajtur mbledhja e Kolegjiumit. Në të është dakorduar që të mbahet seanca e veçantë e Parlamentit lokal mbi Draftin e Planit hapësinor-urbanistik të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Shefat e klubeve po ashtu janë pajtuar që mbledhja e ardhshme e Kolegjiumit të mbahet të martën, e aty të jenë të pranishëm kryetari i komunës Fatmir Gjeka dhe sekretari për urbanizëm dhe rregullim hapësinore Mustafa Gorana. “Ekziston disponimi tek të gjithë që te pruhen përfundimet e kuvendit si konsensus i këtij komuniteti për këtë dokument planifikues”, tha burimi jonë.

Në këtë mbledhje të Kolegjiumit është ftuar edhe sekretari për financa dhe buxhet Valdet Axhemoviq që më afërsisht të shpjegojë propozimin për lirimin nga pagesa e kompensimit të tokës për vendosjen e objektit të përkohshëm për investitorin e ardhshëm në Shtoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…