KK: MBAHET MBLEDHJA E PARË E KËSHILLIT PËR PËRMIRËSIMIN E POZITËS SË PERSONAVE ME INVALIDITET DHE TË HENDIKEPUAR

slikaSot, më 14 shtator 2018, në hapësirat e Komunës së Ulqinit, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit për Përmirësimin e Pozitës së Personave me Invaliditet dhe të Hendikepuar. Mbledhjen e kryesoi kryetari i këtij Këshilli Sabri Halili, kurse fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e mbajti kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni. Çapuni potencoi detyrat dhe rëndësinë e këtij këshilli për të drejtuar politikat e qytetetit që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të të gjithë qytetarëve. Kryetari Çapuni theksoi domosdoshmërinë që secili qytetar të mund të mund të ngjiten në të gjitha shkallët fizike, por edhe administrative të institucioneve publike.

Më tej, fjalën e morën edhe Skender Elezaga i cili më hollësisht shpalosi të drejtat e kësaj shtrese të shoqërisë dhe obligimet e institucioneve. Anëtarja e këtij Këshilli Dr. Majlinda Kurt duke përshëndetur të pranishmit njoftoi hapat që po ndërmerren për të instaluar ashensorin në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin, kurse Mirjeta Gjoni rikujtoi edhe obligimin ligjor për përfshirjen e njerëzve me aftësi të kufizuar në administratë dhe përgëzoi të pranishmit me lajmin që këto ditë Komuna e Ulqini ka mbaruar procesin ligjor për punësimin e njërit nga këta.

Pjesëmarrësja e veçantë e kësaj mbledhjeje ka qenë Magdalena Gjonoviq, hyrja e së cilës në Komunë ishte prekëse për të gjithë të pranishmit. Ajo shpalosi një listë të tërë sfidash me të cilat ballafaqohet ajo çdo ditë, me obligimet që kanë institucionet, por shpalosi edhe vullnetin e mirë dhe vuri në dispozicion kohën dhe energjinë e saj për të filluar me zgjidhjen e këtyre problemeve një nga një.

Në emër të OJQ-ve të qytetit, të pranishëmve iu drejtua edhe Nazif Veliqi, i cili dha udhëzimet lidhur me dokumentet strategjike të cilat duhen miratuar për t’i dhënë drejtimin e duhur kësaj problematike.

Shërbimi për Informim i Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer