KK: MBLEDHJA DERI NË FUND TË KORRIKUT

Seanca e Kuvendit komunal të Ulqinit e cila është ndërprerë me 5 korrik, mbasi që kryetari i komunës Nazif Cungu ka prezantuar raportin e punës për vitin 2012, duhet të përfundohet deri me 31 korrik.

Eksperti për vetëqeverisje lokale Stanko Mariq për portalin UL-info tha që Kolegjiumi i Kuvendit “duhet të caktoj datën e vazhdimit të mbledhjes me të njëjtin rend dite në kohën e seancave të rregullta”.

Kryetari i Parlamentit Milazim Mustafa akoma nuk e ka caktuar mbledhjen e Kolegjiumit në të cilin do të vendoset për datën e vazhdimit të mbledhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…