KK: MBLEDHJA E PARLAMENTIT JAVËN E ARDHSHME

Fuad HaxhibetiNë mbledhjen e sotme të Kolegjiumit tek kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti është vendosur që seanca e radhës e Parlamentit lokal të mbahet të mërkurën, më 17 dhjetor, mëson Portali Ul-info.

Shumica e materialit për pikat e propozuara të rendit të ditës është dorëzuar më herët këshilltarëve, edhe pse mbetet, siç është thënë, mundësia që ai të zgjerohet.

Sidomos kjo ka të bëj me nevojën e miratimit të disa vendimeve për kompletimin e parcelave urbanistike, planeve detaje urbanistike apo formimin e ndërmarrjes “Parking shërbimi”, të cilët – janë në pritje!?

Shefat e klubeve të opozitës kanë kërkuar që të plotësohet detyrimi statutor dhe që në mbledhjen e ardhshëm të jepet përgjigja në pyetjet e këshilltarëve që u dorëzuan më herët.

Pritet që deri në fund të muajit të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi