Të mërkurën në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Fuad Haxhibeti është mbajtur mbledhja e Kolegjiumit në të cilën është arritur përfundimi që së shpejti do të mbahet edhe një seancë e Parlamentit lokal.
Në atë mbledhje, e cila ka mundësi të mbahet javën e ardhshme, do të kompletohen trupat punues dhe komisionet e kuvendit, si dhe të emërohen këshillat drejtues të ndërmarrjeve dhe organizatave publike.
Mbledhja solemne e Kuvendit komunal do të mbahet të shtunën, më 5 prill, kur festohet Dita e komunës së Ulqinit.