Mblehja e Kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet me 19 mars, mëson Portali UL-info. Në atë seancë do të zgjidhen trupat punues të përbërbërjes së re të Parlamentit lokal, dy nënkryetar dhe sekretari i Kuvendit komunal.
Pritet që këshilltarët do të diskutojnë dhe për Programin e rregullimit hapësinor për vitin 2014.
Deri në fund të marsit do të mbahet edhe një mbledhje e kuvendit Komunal në të cilën do të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm.