Kuvendi komunal i Ulqinit ka miratuar sot Vendimin rreth hipotekës për kredi dhe Vendimin për shpalljen e Thirrjes publike për transferimin e drejtës pronësore për tokë ndërtimore.
Mbas këtyre vendimeve nga administrata lokale theksojnë që kredia prej 1,2 milion euro prej Atlas bankës do të jetë operative deri në fund të muajit. Pjesa më e madhe do të shpenzohet në shlyerjen e pagave të prapambetura për punëtorët e komunës dhe ndërmarrjeve publike themelues i të cilëve është vetëqeverisja lokale.
Përndryshe, në komunë po përfundohet përpilimi i draftit të buxhetit për vitin 2015, i cili pas kësaj do të dal në shqyrtim publik, e pastaj para këshilltarëve.








